image Arban Abrashi e quan veten kryetar të ardhshëm të Prishtinës

Politikë

Arban Abrashi e quan veten kryetar të ardhshëm të Prishtinës

news image

Sekretari dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi e ka quajtur veten kryetar të ardhshëm të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në faqen e tij në Facebook, te përshkrimi i profilit ka shkruar “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.

Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vota e deputetit Etem Arifi ndaj Qeverisë Hoti të shpallet e pavlefshme.

/Gazeta Sinjali/