Gazmend Abrashi nga AAK, në seancën që po mbahet në Kuvend lidhur me shqyrtimin për lexim të projektbuxhetit të vitit 2021, ka thënë se janë të gatshëm të qëndrojnë edhe dy net në Kuvend për t’i shqyrtuar të gjitha amendamentet një nga një, vetëm që buxheti i vitit 2021 të jetë i duhuri.
Abrashi po ashtu shtoi se po vazhdon të qëndroj prapa kërkesës së tij që të ndahen 100 euro për banorët e Kosovës.
“Në emër të grupit parlamentar të AAK-së kam qenë i vetmi që ka qenë i gatshëm me i diskutu të gjitha amendamentet, kjo nuk ka qenë e mundur. Ne e kemi gatishmërinë me qëndru edhe dy natë në Kuvend e që të shqyrtohen një për një amendamentet, vetëm që ky buxhet të jetë i duhuri”, ka thënë Abrashi.
“Unë sikur edhe në muajin mars po vazhdoj të qëndroj prapa kërkesës sime që të ndahen 100 euro për banor, por nëse nuk do të shqyrtohen veç e veç amendamentet atëherë edhe ne do t’u bashkohemi”, përfundoi ai.