image Abrashi: Me arrestimin e qytetarëve, Qeveria Kurti po rrëshqet në diktaturë

Kosovë

Konferencë/ Abrashi: Me arrestimin e qytetarëve, Qeveria Kurti po rrëshqet në diktaturë

news image

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka respektuar Kushtetutën e as vendimet e Gjykatës Kushtetuese në vazhdimësi që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.

Ai ka shtuar se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve është sinjal se kjo qeveri po rrëshqitet në diktaturë.

“Albin Kurti veprimtarinë e tij në qeverisje nuk e nisi siç pritej për të i shërbyer vendit dhe rendit kushtetuese, por rendit për të kontrolluar të gjithë. Mori vendim për kufizim të lirisë së lëvizjes për gjithë Kosovën. Kjo masë e vendosur edhe pse ishte ditur në fillim që ishte kundërkushtetuese një gjë të tillë e konstatoi pastaj edhe Gjykata Kushtetues, pavarësisht se Kushtetuesja i tha afat deri më 13 prill t’i mënjanoj shkeljet ligjore në vendimin e parë, Qeveria në detyrë njëjtë vendosi edhe herën e dytë vetëm se ia delegoi Ministrisë së Shëndetësisë për të nxjerrë masa që kufizojnë lirinë e lëvizjes”, tha Abrashi.

Ai shtoi se kjo qeveri ka vendosur masa të kundërligjshme dhe kundërligjshëm ka arrestuar personat që nuk i kanë respektuar këto masa kundërkushtetuese.