image Abrashi: LDK e ka bërë Kurtin kryeministër, s’i ka pasur votat

Politikë

Abrashi: LDK e ka bërë Kurtin kryeministër, s’i ka pasur votat

news image

Sekretari i LDK-së, njëherësh Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka deklaruar se për këtë subjekt politik ka qenë e papranueshme ftohja e marrëdhënieve, nga Qeveria që për udhëheqje ka pasur Albin Kurtin.

Abrashi ka thënë se pikërisht kjo ka bërë që Qeveria Kurti të bie nga pushteti, derisa ka shtuar se LDK, sipas tij, e ka bërë atë kryeministër të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“LDK e ka bërë Kurtin kryeministër, s’i ka pasur votat”, ka thënë ai në Kanal 10.

Ndryshe, Abrashi ka deklaruar se nesër mund të vendoset kandidati për kryeministër nga LDK.

/Gazeta Sinjali/