image Abrashi jep detaje nga plani qeverisës i LDK-së

Kosovë

Politikë/ Abrashi jep detaje nga plani qeverisës i LDK-së

news image

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar për programin qeverisës.

Arban Abrashi nga kjo parti tha se ka përfunduar programi deri në detajin e fundit dhe se duan që në mbledhjet e para të qeverisjes së re të miratohet edhe plani qeverisës që është në përputhje me interesat e plota të vendit.

“Së pari ka dy shtyllat kryesore: E para ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë dh e dyta ajo është me rimëkëmbjen ekonomike. Duam që të kemi një pako shumë gjeneroze për ekonominë, parashohim që deri në vjetshëm ë këtij viti të shpërndajmë 400 milionë euro e më pas të shkohet edhe tek 1 miliardëshi që e ka përmendur edhe kryeministri Hoti, i cili sot do të ketë paraqitjen e tij të parë televizive  pas përfundimit të programit. Dhe do të dihet cent për cent se nga vie dhe ku do të shkojë ky program.Nuk është presion dhe nuk ka të bëjë me vendim e Kushtetues por po përpiqemi të mos humbasim kohë”, ka deklaruar Abrashi.

Tutje Abrashi shtoi se mendon se është plan i mirë për t’i përkrahur bizneset dhe që të ndihmohen e të parandalojnë falimentimin e plotë të tyre pasi rimëkëmbja do të jetë shumë e vështirë.

“Ideja e parë ka qenë programi dhe këtë e kemi përfunduar dje. Tani do fillojmë prezantimin dhe besoj që brenda disa ditëve do të dalin edhe emrat. Besoj që shumica janë prezent. Me rëndësi është që të gjitha subjektet politike t’i respektojnë organet kushtetuese pasi ditëve të fundit kemi parë disa zëra nga disa subjekte që s’do t’i respektojnë, por ne si LDK do ta respektojmë atë vendim çfarëdo që është dhe i bëjmë thirrje të gjithëve t’i respektojnë ato pasi mbi të gjitha është obligim ligjor që organet politik e të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese, prandaj një subjekt politik që nuk i respekton këto ai subjekt po vepron kundër kësaj gjykate”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/