image Abrashi i bindur se do të fitojnë: LDK është e fortë

Politikë

Abrashi i bindur se do të fitojnë: LDK është e fortë

news image

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me kryetarët e degëve për t’u mobilizuar rreth zgjedhjeve të reja që priten të mbahen së shpejti, pas vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

E për këtë, nënkryetari i kësaj partie, Arban Abrashi, përmes një postimi në Facebook tha se LDK-ja është e fortë dhe prapë do të qeverisin.

Postimi i plotë i tij:

Sot mbajtëm takim me Kryetarët e degëve

U dakorduam për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës. Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje.

LDK është e fortë, edhe prap kena me qeverisë! Vazhdojmë #ldkkalaepamposhtur

/Gazeta Sinjali/