Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka arsyetuar kreun e partisë së tij, njëherit kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për ofendimin që ky i fundit ia bëri liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.
Sipas Abrashit, deklarata e Kurtit që “Mustafa po e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, është thënë në mënyrë figurative, por ai thotë se kjo që e tha Kurti është e vërtetë.
“Kurti e tha të vërtetën kur foli për këtë. Mustafa tash siç duket i ka dy prioritete dhe i bën me zell; ato janë marrja me VV-në e cila tejkalon preukopimin shëndetësor të tij. Kurti ka përshkruar diçka, nuk është fyerje, është proces i natyrshëm. Në mënyrë figurative ka përshkruar dicka që ne po e shohim të gjithë”, ka thënë deputeti i VV-së në Info Magazine të Klan Kosovës./Gazeta Sinjali/