Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar për festën e Krishtlindjeve.
Ai ka uruar që Krishtlindjet t’i gjejnë besimtarët e besimit të krishterë me shëndet paqe e mirësi.
Abdixhiku ka qenë në pritjen e organizuar nga Imzot Dodë Gjergji ku ka përcjellur urimet e LDK-së.
“Gëzuar për shumë mote”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Sonte, unë e Albina, ishim mysafirë në pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. Nga Qendra “Bogdanipolis” në ambientin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë i përcollëm urimet tona dhe të Lidhjes Demokratike për të gjithë besimtarët e krishterë që sonte shënojnë e festojnë Krishtlindjen.
Uroj që kjo Krishtlindje, familjet tuaja t’i gjej me shëndet paqe e mirësi; që dhurata e vërtetë që merrni në këtë festë të jetë koha e lumtur që kaloni me ta. Uroj që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati, siç kemi ditur të jemi gjithherë.
Nga të gjithë ne në LDK,
Gëzuar, për shumë mote!