image Abdixhiku tregon nëse do t’i mbështesin protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë

Politikë

Abdixhiku tregon nëse do t’i mbështesin protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë

news image

Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në këtë konferencë foli edhe për protestat e mundshme që do të mbahen për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.

Abdixhiku tha se do ta mbështesin çdo protestë që do të organizohet për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë mirëpo sipas tij LDK-ja do të ndjek rrugën e institucioneve për të paraqitur veprimet e tyre karshi këtij vendimi të ZRrE-së.

“LDK është parti që veprimin e vet politik e bën përmes institucioneve të Kosovës. Kjo është rruga që ne do të ndjekim, por në anën tjetër e mbështesim çdo protestë që do të organizohet për këtë temë dhe njerëzit dhe qytetarët e Kosovës që preken nga një çështje kaq e rëndësishme dhe jetike, një javë nga sot, e që fatura në fund të muajit i vjen në papërballueshmerinë e tyre, të pagave të tanishme, të krizave të vazhdueshme dhe kanë të drejtën ta ngrenë zërin dhe duhet ta ngrenë zërin. Gjithsesi LDK-ja veprimin e vet politik do ta bëjë brenda institucioneve të Kosovës siç e ka bërë tani e sa vite”, tha Abdixhiku.

/Gazeta Sinjali/