image Abdixhiku thotë se ka pranuar ftesën e kryeministrit Kurti

Politikë

Abdixhiku thotë se ka pranuar ftesën e kryeministrit Kurti

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka pranuar sot ftesën nga kryeministri Albin Kurti, por nuk ka treguar kur do të takohet me të, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jam njoftuar sot që ka ardhur një letër nga kryeministri. Do ta shoh nesër letrën dhe natyrën e saj. Parimisht LDK-ja nuk u ikë takimeve, nëse bëhet fjalë për dialogun, atëherë qëndrimi im do të jetë i njëjtë. Kosova e ka një kryeministër që i ka krejt në pushtet, ka një kryeministër që me interpretim kushtetues është i obliguar ta përfaqësojë Kosovën në dialog“, tha Abdixhiku në Atv.

Abdixhiku po ashtu ka kritikuar Kurtin kur ka thënë se qeveria e kaluar, nuk i ka lënë dokumente nëpër zyra lidhur me dialogun.

“Pse ai s’ka ditur ku ka është çështje e tij, as pse nuk ka pyetur”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/