image Abdixhiku thotë që Kosova është ndër shtetet e para që ndërmorrën masa për koronavirusin

Kosovë

Reagim/ Abdixhiku thotë që Kosova është ndër shtetet e para që ndërmorrën masa për koronavirusin

news image

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, përmes një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka shkruar që shteti i Kosovës është ndër të parët për ndërprerjen e komunikimit ajror dhe tokësor.

“Masat e Qeverisë janë preventive. Do të mbyllim ekspozimin ndërkombëtar duke vazhduar ndërprerjen e komunikimit ajror e tokësor me vendet me rrezik. Ishim ndër të parët që morrëm këtë masë – na u shpagua deri tani mençur e mbarë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ministri Abdixhiku gjithashtu ka theksuar se do të rriten kontrollet kufitare me qëllim për minimizimin e një rreziku të koronavirusit për tu futur në Kosovë.

Ai ka kërkuar të mos ketë panik nga qytetarët dhe të kenë qetësi dhe organizim të duhur në raport me masat e marra për parandalimin e këtij virusi./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157177179842759