image Abdixhiku: Tash e një javë jemi në gjendje të rëndë politike në 17% të territorit të vendit

Politikë

Abdixhiku: Tash e një javë jemi në gjendje të rëndë politike në 17% të territorit të vendit

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, në kuadër të ciklit “LDK ju dëgjon”, diskutoi e debatoi me qytetarë e struktura të Degës II, në Prishtinë.

“Ne tash e një javë jemi në një gjendje të rëndë politike në 17% të territorit të vendit, ku ka vakum institucional, juridik të rendit kushtetues të Kosovës dhe nuk ka as edhe një plan të vetëm të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur këtë vakum”, tha ndër të tjerash kryetari Abdixhiku.

Ndërsa qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për papërballueshmërinë e krizën ekonomike e sociale në vend.

Programi politik i LDK-së buron nga zëri qytetarë; e si i tillë do të ketë zgjidhje për të gjitha sfidat dhe kërkesat e tyre.

/GazetaSinjali/