image Abdixhiku takon Gjukanoviqin: Mali i Zi, partner strategjik i Kosovës

Politikë

Abdixhiku takon Gjukanoviqin: Mali i Zi, partner strategjik i Kosovës

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në një takim presidentin e Malit të Zi,  Milo Gjukanoviq, me të cilën ka biseduar për të ardhmen europiane të dy vendeve fqinje. Abdixhiku tha se Mali i Zi, si anëtar i NATO-s, është partner strategjik i Kosovës.

“Sot, me bashkëpunëtorë, takuam Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Biseduam për të ardhmen e dy shteteve tona dhe perspektivën euro-atlantike që Kosova dhe Mali i zi si shtete fqinje kanë. Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s, mbetet partner i rëndësishëm rajonal për Kosovën. Presidentin Gjukanoviq e falënderova për rolin mbështetës të shtetit të tij në proceset integruese të Kosovës, me theks të veçantë për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës e në familjen e përbashkët ushtarake të NATO-s”.

Abdixhiku ka shkruar se LDK e vlerëson orientimin e qartë të Malit të Zi në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik, si dhe bashkëpunimin rajonal brenda procesit të Berlinit.

Gjukanoviq po qëndron në Kosovë në vizitën e tij dyditore. Ai dje është takuar me homologen e tij Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, derisa sot është pritur nga disa parti opozitare.

/GazetaSinjali/