image Abdixhiku takohet me zyrtaren e DASH-it: Kemi brenga rreth përmbajtjes së dokumentit të draft-statutit

Politikë

Abdixhiku takohet me zyrtaren e DASH-it: Kemi brenga rreth përmbajtjes së dokumentit të draft-statutit

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka pritur sot në zyret e partisë drejtoreshën për Evropë Jug Qendrore në DASH, Colleen Hyland.

Abdixhiku njoftoi se në këtë takim i ka kërkuar që mbështetja për Kosovës të vazhdojë, veçanërisht në preocesin e dialogut me Serbinë.

Tutje, i pari i LDK-së tha se ata kanë shprehur brengat mbi përmbajtjen e dokumentit të draft-statutit, të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga Qeveria.

Njoftimi i plotë:

Sot, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita në takim, znj. Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. 🇺🇸🇽🇰

I shpreha gjithë mirënjohjen tonë dhe anëtarësisë sonë, për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Republikës. Në takim i kërkova që kjo mbështetje për Kosovën – për popullin tonë – të vazhdojë, veçmas në procesin e ndjeshëm dialogues me Serbinë, me qëllim të mbrojtjes së interesave tona shtetare, të përcaktuara në Kushtetutë e Deklaratë të Pavarësisë.

Drejtoreshës Hyland i shpreha dhe pikëpamjet tona rreth dokumentit të draft-statutit – të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga kjo Qeveri – dhe brengat që kemi mbi përmbajtjen e tij.

Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim.

/GazetaSinjali/