Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett.
Abdixhiku në një postim në rrjetin social Facebook tha se në këtë takim është diskutuar për prioritetet e Qeverisë Kurti në infrastrukturë e ambient.
“Sot pata nderin të mirëpres në takim ambasadorin e SHBA-ve Philip Kosnett. E njoftova për prioritetet e qeverisë në infrastrukturë e ambient; e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që Qeveria e SHBA-ve jep për Kosovën në fushat që i mbuloj. I inkurajuar nga përkrahja e dhënë”, ka shkruar ai.
Tutje, ministri Abdixhiku tha se relacionet me shtetin dhe popullin amerikan janë të pazëvendësueshme për Republikën tonë./GazetaSinjali/