Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me emisarin gjerman, Manuel Sarrazin, shkruan Sinjali.
Abdixhiku ka postuar një fotografi me emisarin Sarrazin dhe ka shkruar se LDK është e përkushtuar për partneritetin historik mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.