image Ish-deputetja e VV-së anëtarësohet në LDK, Abdixhiku: Jemi bërë adresa e vetme e profesionistëve

Politikë

Ish-deputetja e VV-së anëtarësohet në LDK, Abdixhiku: Jemi bërë adresa e vetme e profesionistëve

news image

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nga sot Shqipe Pantina është bërë pjesë e LDK-së.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes që së fundmi u bë analiste e çështjeve politike i është rikthyer sërish aktivitetit të saj politik.

Abdixhiku ka shkruar po ashtu se “Lidhja Demokratike e Kosovës sot është bërë adresa e vetme e profesionistëve të tillë.”

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për ardhjen e Shqipes në LDK. Ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin e bashkëngjitjeve që anëtarë të jetës publike, politike, medias e shoqërisë civile po e bëjnë me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/pfbid0iLa2dLKxWHjbGFEbq45QXtnCjp8BVfv7bt7yqjv4s4aGZUTD7RnoYAd3GNYBgHtVl

/GazetaSinjali/