Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ditën e dytë të punës së tij në këtë pozitë do të shkojë për homazhe në Prekaz, shkruan Gazeta Sinjali.
Nën shoqërimin e bashkëpunëtorëve, Abdixhiku do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 11:00.
Në ditën e parë si kryetar i partisë më të vjetër në vend, Abdixhiku bëri homazhe te varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në lagjen “Velania” në Prishtinë./Gazeta Sinjali/