image Abdixhiku: Rekomandimet për zbutjen e çmimit të derivateve janë refuzuar vetëm pse janë dhënë nga ne

Politikë

Abdixhiku: Rekomandimet për zbutjen e çmimit të derivateve janë refuzuar vetëm pse janë dhënë nga ne

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se kanë kërkuar nga qeveria për zbutjen e çmimit të derivateve në mënyrë që të ketë një stabilitet të çmimeve për një periudhë afatshkurtër.

Abdixhiku tha se këto rekomandime që i kanë dhënë janë refuzuar vetëm pse janë dhënë nga LDK-ja.

“Qeveria duhet t’u sigurojë qytetarëve tanë se vaj do të ketë, mos bleni me çmime të larta. Por edhe vaji s’është problemi kryesor. Sepse kostoja e vërtet është e lëndës së parë në Kosovë që janë derivatet. Prandaj ne kemi kërkuar që veproni në zbutjen e çmimit të naftës, derivateve, në mënyrë që të ketë stabilitet të çmimeve të menjëhershme për një periudhë afatshkurtër”, tha ai.

“Këto rekomandime që i kemi dhënë kam bindje që janë refuzuar vetëm pse i kemi dhënë ne. Nuk ka arsye tjetër logjike sepse një javë më pas Maqedonia ka marrë masa të njëjta”, tha Abdixhiku.

Ai tha se përfituesi i vetëm i inflacionit të lartë është qeveria.

“Tani çmimet i ke të ngritura dhe të stabilizuara lartë. Çmimet e energjisë elektrike vijnë të larta, çmimet bazike të larta, qeveria vazhdon të merr taksa prej kësaj pune. I vetmi përfitues i një situate të tillë ekonomike të inflacionit të lartë është qeveria”, shtoi Abdixhiku në T7.

/GazetaSinjali/