image Abdixhiku reagon ndaj Kim Mehmetit dhe Donika Eminit për deklaratat e tyre ndaj LDK-së dhe Isa Mustafës

Kosovë

Politikë/ Abdixhiku reagon ndaj Kim Mehmetit dhe Donika Eminit për deklaratat e tyre ndaj LDK-së dhe Isa Mustafës

news image

Anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reagur ndaj publicistit Kim Mehmeti dhe Donika Eminin e Civikosit për deklaratat e tyre ndaj LDK-së dhe kryetarit të saj Isa Mustafa.

Kim Mehmeti kishte thënë se “profesorët e LDK-së njërën dorë ta fusin në xhep, e me tjetrën ta ledhatojnë kokën”, ndërsa Emini kishte thënë se “Mustafa po dëshiron të garantohet tash si president, ndërsa nuk do të dihet a do të jetë gjallë pas dy vjetëve, për shkak të problemeve shëndetësore”.

Abdixhiku për Mehmetin ka thënë se nuk jep mendim, por shpreh urrejtje ndaj një subjekti politik, kurse sipas deputetit të LDK-së Emini shfaq urrejtje ndaj njerëzore dhe deklarata jo humane.

“Interferimet e jashtme i kam parë shpesh, për shembull kur një publicist si Kim Mehmeti thotë profesorët e LDK-së në njërën anë të fusin dorën në xhep e me tjetrën të ledhatojnë ai s’jep mendim, por shpreh urrejtje ndaj një subjekti politik. Apo një aktiviste e shoqërisë civile, thotë se zoti Mustafa s’mund të bëhet president sepse s’dimë a është gjallë pas dy vjetëve. Ajo shfaq urrejtje ndaj njerëzores. Si po e dika zonja e nderuar se kush sa jeton e kur vdes, është jo humane, është shqetësuese që shoqëria civile nuk reagon, është mungesë respekti ndaj dikujt që ishte kryeministër, ndaj një familjari, ndaj një kryetari të qytetit”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Sinjali/