image Abdixhiku - Qeverisë: Të ulet akciza e naftës

Politikë

Abdixhiku – Qeverisë: Të ulet akciza e naftës

news image

Nga Qeveria e Kosovës kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që të reduktohet akciza në derivate dhe të reduktohet TVSh në naftë dhe produkte bazike.

Sipas Abdixhikut, qeveria po vazhdon të injorojë krizën ku gjendet Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se: “Në vendin më të varfër evropian ndërsa, Qeveria e Kosovës vazhdon të injorojë krizën e përballueshmërisë së qytetarëve tanë. Çmimet e naftës vazhdojnë të mbesin të larta, e si pasojë dhe të dhjetra produkteve bazike në Kosovë. Të reduktohet akciza në derivate. Të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike”.

Ai ka shtuar se qeveria gjermane nga 1 qershori ka reduktuar akcizën dhe barrën tatimore në naftë për 35 cent.

Postimi i plotë i tij:

Me qëllim të lehtësimit të përballueshmërisë për qytetarët më të pasur evropian, Qeveria gjermane nga 1 qershori i këtij viti ka reduktuar akcizën dhe barrën tatimore në naftë për 35 cent. Efektet e rënies së çmimeve u panë dy ditë më pas; dje dhe sot përkatësisht.

Në vendin më të varfër evropian ndërsa, Qeveria e Kosovës vazhdon të injorojë krizën e përballueshmërisë së qytetarëve tanë. Çmimet e naftës vazhdojnë të mbesin të larta, e si pasojë dhe të dhjetra produkteve bazike në Kosovë.

E kishim propozuar më 7 mars, plot tre muaj më parë, reduktimin e TVSH-së e të akcizës në naftë, për të njëjtat efekte që shihen në Gjermani sot. Ishim injoruar me arsyetimin se kriza është e njëjtë nëpër Evropë. E njëjtë është kjo krizë – natyrisht – por masat që kanë ndërmarrë e po ndërmarrin qeveritë evropiane janë të ndryshme. Asnjëra nga to nuk vështron për të mosvepruar si kjo e Kosovës.

Për ta thënë të njëjtën gjë sërish tre muaj më pas:

Të reduktohet akciza në derivate.

Të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike.

/GazetaSinjali/