image Abdixhiku: Qeveri selektive dhe hakmarrëse, do ta çojmë në Kushtetuese vendimin për mos t’i paguar mësuesit

Politikë

Abdixhiku: Qeveri selektive dhe hakmarrëse, do ta çojmë në Kushtetuese vendimin për mos t’i paguar mësuesit

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, në seancën plenare ka folur për mësimdhënësit, duke deklaruar se kjo është lufta e Albin Kurtit kundër 25 mijë familjeve, raporton Sinjali.

Sipas tij, kjo është një hakmarrje, sepse të gjithë grevistëve të tjerë i kanë dalë rrogat, por jo 25 mijë mësimdhënësve.

Ai ka cilësuar Qeverinë që është selektive dhe hakmarrëse duke thënë se kjo është një shkelje kushtetuese, sepse ligji duhet të jetë i njëjte për të gjithë.

“Jemi në javën e parë të tetorit dhe 25 mijë mësimdhënës kosovarë janë pa paga. Ky dënim ndaj tyre vjen në kohë të një krize të paprecedentë, të një viti me inflacion rekord e të një dimri të vështirë. Tani greva është ndërprerë dhe me të ka rënë edhe fantazia e pushtetit për armiq. Kjo është beteja e Kurtit sot në Kosovë. Ndaj kujt? 25 mijë familjeve kosovare me 400 euro rrogë. Kjo sjellje e tij prej hakmarrësi është shenjë e politikës së tij, dhe në këtë politikë ai është selektiv. Me vetëdije ka vendosur të dënojë vetëm mësimdhënësit. Si është e mundur që ligji të vlejë vetëm për disa jo për të gjithë. Kjo Qeveri ose nuk e kupton Ligjin, ose e kupton mirë po janë hakmarrës. Unë mendoj se janë dyjat”, tha ai.

Abdixhiku u zotua në emër të LDK-së që mësimdhënësit do i marrin pagat herët apo vonë dhe për këtë do i ndjekin të gjitha rrugët ligjore.

“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku.

/GazetaSinjali/