image Abdixhiku publikon faturat e rrymës para dhe pas Qeverisjes Kurti: Për tre vite u rritën tri herë

Politikë

Abdixhiku publikon faturat e rrymës para dhe pas Qeverisjes Kurti: Për tre vite u rritën tri herë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ankesave të shumta të qytetarëve të Kosovës për rritjen e faturës së energjisë elektrike për muajin dhjetor.

Abdixhiku ka publikuar një tabelë sa ishte çmimi i energjisë elektrike para Qeverisë Kurti dhe sa është tani teksa ka thënë se çmimi është rritur 3 herë për 3 vjet.

”Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsejtë 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë”.

“Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton! Shiheni vet”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. 

/GazetaSinjali/