image Abdixhiku prezanton planin e LDK-së për energjinë, kritikon qeverinë

Politikë

Abdixhiku prezanton planin e LDK-së për energjinë, kritikon qeverinë

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku del me reagim për krizën energjetike dhe propozon planin për menaxhimin e saj. Ai tha se qeveria është treguar e paaftë të menaxhojë këtë krizë. Si rezultat i kësaj paaftësie, ai jep planin 10 pikësh, raporton Gazeta Sinjali.

“Reduktimet e energjisë që po na ndodhin gjatë verës, janë shenjë e një dimri të vështirë që do ta kemi përpara. Përkundër paralajmërimeve, qeveria Kosovës është dëshmuar e paaftë të veprojë me kohë. Ka pasur një vit të përgatitet, por gjendja është e njëjtë si një vit më parë. Prandaj ne kemi prezantuar një plan 10 pikësh që do të ndihmojë qytetarët tanë për të përballuar krizën energjetike”

“Plani bën thirrje për paketë të re subvencionimi për çdo familje kosovare ekzekutiv të plotë të mjetëve të zotuara nga viti paraprak rishikim të tarifave diskriminuese të tanishme, kontrata afatgjatë furnizimi, heqje të TVSH-së në të gjitha faturat energjetike” ka postuar Abdixhiku në profilin e tij në facebook.

“Përderisa vendet e BE-së kanë plane kursimi, qeveria jonë është në pushim. Na duhet plan për kursim, dhe fushatë vetëdijësimi”, shtoi ai

/GazetaSinjali/