image Abdixhiku premton të ndajë buxhet për rrugën e cila u harrua nga Qeveria e kaluar

Kosovë

Deklaratë/ Abdixhiku premton të ndajë buxhet për rrugën e cila u harrua nga Qeveria e kaluar

news image

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku tha se rruga Prishtinë- Podujevë është ndër rrugët më të ngarkuara sot.

Gjithashtu ai shtoi se zgjerimi i rrugës ka nisur prej kohësh, por punimet janë zhvilluar ngadalë, pjesë-pjesë, e pa mbështetje të nevojshme financiare e vendimmarrëse.

“Rruga nga Prishtina për Podujeve është ndër rrugët më të ngarkuara sot. Mbi 18,000 vetura në ditë bëjnë këtë rrugë – secilën ditë e çdo ditë. Zgjerimi i rrugës ka nisur kaherë, por punimet janë zhvilluar ngadalë, pjesë-pjesë, e pa mbështetje të nevojshme financiare e vendimmarrëse. Sot pamë gjendjen në terren. Është larg prej të pritshmes. Nuk mundemi që një nga rrugët më të rëndësishme të vendit ta trajtojmë kështu”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se menjëherë do të ndahet buxheti mjaftueshëm sa për të ndërtuar këtë rrugë në tërësi dhe se do t’i japing vëmendjen e munguar dhe neglizhuar tash e sa kohë.

Postimi i plotë:

Qeveria e re e ka për prioritet përfundimin e projekteve që lidhin qytetet me Kryeqytet. Kjo rrugë është një nga to. Prandaj, menjëherë do të ndajmë buxhet mjaftueshëm sa për të ndërtuar këtë rrugë në tërësi; e do t’i japim vëmendjen e munguar tash e sa kohë. Do t’i përfundojmë pjesët e neglizhuara deri tani; e do t’i nisim punimet për katër korsi deri në Besi, e nga Besia deri në Prishtinë.

Ditëve në vijim, vëmendje të njëjtë do t’i japim rrugës Prishtinë-Mitrovicë e autostradave për Pejë e Gjilan. Tek pasi t’i kemi përfunduar këto lidhje në tërësi, mund të investojmë në megaprojekte të tjera sipas një plani mirë të menduar qeverisës./ Gazeta Sinjali/