image Abdixhiku për rastin në Deçan: Është më shumë se krim

Sociale

Abdixhiku për rastin në Deçan: Është më shumë se krim

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj rastit tragjik që ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vdekur tre persona dhe disa të tjerë u lënduan.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha shkruar se është i tronditur me aktin, siç e quan ai, makabër që ndodhi sonte në Deçan.

I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta.Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/