Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar kryetarin e ri të Dragashit, Bexhet Xheladini, i cili doli fitues me votat e diasporës që u numëruan sot.
Abdixhiku ka shkruar se zëri i votuesve ishte i qartë edhe në herën e parë e të dytë kur u votua për këtë komunë.
“Tendencat e vendimeve skandaloze për fitore në tavolinë, ishin korrigjuar nga Supremja pas ankimimit të LDK-së. Ishim të bindur, sikurse herën e parë e të dytë, se zëri i votuesve me postë ishte i drejtë, i pastër dhe bindës; dhe se këtë zë e këtë vullnet s’mund ta ndryshonte asnjëri. Sonte vullneti qytetar u mbajt në vend.”