image Abdixhiku: Pasaktësia e këtij pushteti sjell në rrezik fillimin e vitit shkollor

Politikë

Abdixhiku: Pasaktësia e këtij pushteti sjell në rrezik fillimin e vitit shkollor

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Ministria e Arsimit do të duhej të ishte e gatshme prej muajsh për ta nisur vitin e ri shkollor.

Ai duke folur për telashen me tekstet shkollore, ka theksuar se do të duhej të ishte prioritet.

“Një datë është me rëndësi në arsim. Një shtatori. Në prill do të duhej të nisin përgatitjet që 1 shtatori të nisë mirë”, është shprehur Abdixhiku në emisionin “Çeli sytë” në Klan Kosova FM.

“Pasaktësia e këtij pushteti na sjell në rrezik për të bërë një fillim të vitit të ri shkollor.

Në vend që të flitej për libra në këtë fazë, sipas Abdixhikut në fushën e arsimit temë do të duhej të ishte digjitalizimi.

/GazetaSinjali/