image Abdixhiku: Albright ka vënë standard të papërsëritshëm të mbështetjes këmbëngulëse për vendin tonë

Politikë

Abdixhiku: Albright ka vënë standard të papërsëritshëm të mbështetjes këmbëngulëse për vendin tonë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, duke thënë se emri i saj do të mbetet përherë në historinë e Kosovës.

Abdixhiku ngushëllimin e ka shprehur nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke thënë se në Kosovë Albright do të kujtohet edhe nga gjeneratat e ardhshme për rolin që pati.

“Një kampione e demokracisë, një themeltare e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën në orën tonë më të vështirë, Madeleine Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë përgjithmonë. Emra të tillë janë të rrallë; sonte humbëm një ikonë të lirisë!”, ka shkruar Abdixhiku.

“Madeleine Albright ka vënë një standard të papërsëritshëm të mbështetjes këmbëngulëse për vendin tonë. Kosova, populli jonë, gjenerata e tashme e shumë të tjera që do vijnë pas, do të kujtojnë e nderojnë Sekretaren Albright për rolin e saj fundamental, në përpjekjen dhe përmbushjen tonë nacionale drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë. Pusho në paqe Zonja Sekretare! Të faleminderit!”, ka shkruar Abdixhiku.

Albright vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare, pas një beteje që pati me kancerin.

/GazetaSinjali/