Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar dorëheqjen e Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Abdixhiku ka shkruar se për një vit e gjysmë të ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti ll, janë ndërruar 3 ministra të MSH-së.
Postimi i plotë i tij:
Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet.
Fajet? 20 vjet?
Paaftësi e papërgjegjësi!