Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Me Osmanin, Abdixhiku thotë se ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur, të drejtë dhe substancial për temat me interes kombëtar.
I pari i LDK-së thotë se partia e tij do të përkushtohet që ta bëjë Kosovën vend të cilin e kanë ëndërruar gjithmonë qytetarët.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë. Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend”, ka shkruar ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/