image Abdixhiku nga Gjermania: Mërgata jonë është shtyllë historike për Kosovën

Politikë

Abdixhiku nga Gjermania: Mërgata jonë është shtyllë historike për Kosovën

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se të dielën ka qëndruar në Gjermani dhe ka mbajtur tubim me bashkatdhetarët atje.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook njoftoi se në atë takim ka shkuar që të shtrojë ftesën për besëlidhje.

“Kam ardhur këtu për të shtruar ftesën për një besëlidhje. Që të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik – atë që na mësoj prijësi ynë historik Rugova – e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane. Ky është misioni ynë historik”, ka shkruar ai.

Duke i falënderuar të gjithë që ishin të pranishëm Abdixhiku pati edhe një thirrje për ta.

“Le të bëhemi bashkë. Le të qëndrojmë krah njëri tjetrit. Le t’i japim vetes një familje të fortë politike, e t’i japim Kosovës, fëmijëve tanë e gjeneratave të tjera, një të ardhme euroatlantike.”.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/