image Abdixhiku në takim me Ruppersberger, kërkon shndërrimin e Bondsteel në bazë të përhershme ushtarake

Politikë

Abdixhiku në takim me Ruppersberger, kërkon shndërrimin e Bondsteel në bazë të përhershme ushtarake

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me kongresmenin demokrat, Dutch Ruppersberger, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka ndarë pamje nga takimi, teksa ka thënë se ka thënë se temë e përbashkët e diskutimit me Ruppersberger, ishte shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme.

Tutje Abdixhiku ka deklaruar se kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike.

“Në Kongres u prita dhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri Përvoja e tij disadekadëshe në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne. Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Në Kongres u prita dhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri Përvoja e…

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, November 16, 2022

/GazetaSinjali/