image Abdixhiku: Në dy vite e gjysmë LDK-ja e Kosova u përball me populizmin

Politikë

Abdixhiku: Në dy vite e gjysmë LDK-ja e Kosova u përball me populizmin

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot po kandidon për mandatin e dytë në krye të kësaj partie.

Në mbledhjen e 10-të të LDK-së, në fjalën e rastit Abdixhiku ka folur për sfidat e partisë së tij në dy vitet e fundit si dhe rezultatin e dobët të tyre në zgjedhjet e fundit.

“Kemi thënë se zgjedhjet në LDK janë festë, janë festë sepse manifestojnë themelin e vetëbesimit tonë ideologjik. Atë të shprehjes e demokracisë, një vlerë e marrë si e mirëqenë për grupimin tonë politik por më besoni më e domosdoshme sidomos në këtë kohë. Ky nivel i masivizimit demokratik, është shenj e një thirrje e anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh. Dy vite më parë kisha marrë përgjegjësinë më të madhe jetësore, atë të prirjes së LDK-së. Dy vite më parë po qëndroja para jush me zotimin e një gjetje të rrugës përpara. Dy vite e gjysmë qëndroj me bindje të plotë se kemi arritur rrugën e ringritjes sonë që besonim të gjithë, na gjeti sepse kemi ecur mbarë. Dy vite më parë u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne dhe për vetë Republikën, të dalë nga një rezultat zgjedhor që tregonte si më i ulëti historik, të përballur me populizmin e përmasave të paarritura më parë”, u shpreh Abdixhiku.

/GazetaSinjali/