image Abdixhiku: Na duhet një raund kujdesi final në periudhën kritike

Kosovë

Apel/ Abdixhiku: Na duhet një raund kujdesi final në periudhën kritike

news image

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë me marrjen e masave dhe mbrojtjen e qytetarëve.

‘’Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19. Por ky s’është lajmi thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm ështē se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët.’’, ka shkruar ai.

Ai kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të tregojnë kujdes maksimal në këtë periudhë.

‘’Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi.’’, shtoi ai.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157237683992759