image Abdixhiku: Muaji nëntor motiv i yni kolektiv

Sociale

Abdixhiku: Muaji nëntor motiv i yni kolektiv

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, duke thënë se në këtë datë historike, kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për liri e për avansim shoqëror mes popujsh të tjerë.

“Sot, forcimi i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, i fortë dhe i drejtë, i zhvilluar dhe i barabartë, pjesë e familjes euroatlantike është akti më i lartë patriotik që gjeneratat e tashme dhe të ardhme duhet ta kenë”, ka shkruar ai në Facebook.

“28 Nëntori para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv. Prandaj, sot, në liri, kjo datë e kjo ditë na kthen e mbanë përherë tek gjithë patriotët tanë, burrat e gratë më të shquar të vendit, që dhanë jetën në altarin e lirisë. Na kthen tek gjeneratat e tëra, që – secila në mënyrën e vet – mirëmbajtën gjallë aspiratën tonë të patjetërsueshme, për liri e shtetësi”./GazetaSinjali/