image Abdixhiku: Me Rugovën dhe LDK-në, lindën projektet e para identitare e organizative të shtetit të Kosovës

Politikë

Abdixhiku: Me Rugovën dhe LDK-në, lindën projektet e para identitare e organizative të shtetit të Kosovës

news image

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shënuar 33-vjetorin e themelimit.

Në shënimin e kësaj dite, kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, kujtoi themeluesin dhe presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Abdixhiku potencoi se para 33 vjetëve, ishte krijua një lëvizjes, që ishte më pluraliste sipas tij, në të gjithë Evropën Juglindore.

“Në shënimin e 33-vjetorit, të themelimit të formacionit politik demokratik, pavarësisë, të shenjës pluraliste në gjithë |Evropën Juglindore, në organizimin më të madh nacional të shqiptarëve të Kosovës, në ditëlindjen e 33-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

“Sot, në këtë ngjarje nuk shënojmë vetëm ditëlindjen e një partie politike, sot shënojmë edhe ditëlindjen e aspiratave të artikuluara politike, të popullit të Kosovës, për liri pavarësi demokraci, jetë të dinjitetshme në një shtet të pavarur dhe të barabartë mes kombeve euroatlantike”.

“Sot, shënojmë 33-vjetorin e vitit 1989, në kohën e orëve më të rënda të popullit të Kosovës, intelektualë të shquar të Kosovës iu  ishin përgjigjur thirrjes momentale, të historisë për krimin e lëvizjes më të madhe shqiptare në Kosovë, për krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në krye të kësaj besëlidhje, në krye të kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi historik i Kosovës, ati themeltar i shtetit të Kosovës, presidenti ynë historik, Doktor Ibrahim Rugova”.

Tutje, i pari i LDK-së, tha se me Rugovën dhe LDK-në, lindën sipas tij, projektet e para organizative të shtetit të Kosovës.

“Me Rugovën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, lindën edhe projektet e para identitare e organizative të shtetit të Kosovës, LDK-ja organizojë Deklaratën e 2 Korrikut, të vitit 1990, organizojë kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit të vitit 1990, organizojë referendumin popullor 1991. Në këto ngjarje dhe të tjera program politik, i LDK-së u bë projekt nacional i gjithë Kosovës”.

“Në këtë projekt nacional të Kosovës u krijua sistemi i pavarur qeveritar, që përbrenda përmbante sistemin e organizuar edukativ, financiar mbrojtjes dhe sigurisë. Ky sistem organizimi qëndronte si bazë e mbijetesës sonë shoqërore të popullit të Kosovës gjatë gjithë viteve 90-ta. I njëjti u bë shtyllë edhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpër çdo fshat dhe qytet të Kosovës”.

Abdixhiku shtoi se politika udhëheqëse e Ibrahim Rugovës u bë politikë përbashkuese e paqes, durimit dhe insistimit në drejtën tonë për liri pavarësi dhe demokraci. Dhe në anën tjetër u bë thirrje komunitetit ndërkombëtar për angazhim të paprecedentë ndaj Kosovës.

/GazetaSinjali/