image Abdixhiku: LDK e sheh të papranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë - Sinjali

Abdixhiku: LDK e sheh të papranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

news image

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se si parti e konsiderojnë të pa pranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në Facebook.

Si dhe ai shton se “Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin