image Abdixhiku: Largimi i punonjësve shëndetësor është bërë problem kombëtar

Politikë

Abdixhiku: Largimi i punonjësve shëndetësor është bërë problem kombëtar

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka rikthyer në vëmendjen ikjen e mjekëve kosovarë dhe jo vetëm.

Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se: punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderoi për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë.

“Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me Ligjin e ri të Pagave, koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush prej punëtorēve shëndetësor. Duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka shkruar se largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet.

/GazetaSinjali/