Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në njëvjetorin e Qeverisë Kurti 2 në krye me Albin Kurtin, ka drejtuar kritika të ashpra drejt ekzekutivit kosovar.
Abixhiku ka thënë se mosveprimi është shtytje për dëshpërim dhe largim dhe sipas tij Kurti nuk po ndihmon qytetarët me veprime konkrete, raporton Gazeta Sinjali.
“Mosveprimi është shtytje për dëshprim dhe për largim. Kryeministri duhet të udhëheq, t’ju jap shpresë njerëzve. Jo me fjalë, me rima e me poezi; por me veprime konkrete”, ka thënë ai në T7.
Po ashtu Abdixhiku ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka plan zhvillimor dhe se pas përfundimit të mandatit nuk do të ketë asgjë për të treguar.
Sipas tij, Qeveria ka braktisur çdo kauzë të saj dhe se në vitin e saj të parë nuk u bë asgjë që vlen të përmendet.