image Abdixhiku: Kosova ka nevojë për një Qeveri që nuk ankohet, nuk propagandon dhe nuk arsyetohet

Politikë

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për një Qeveri që nuk ankohet, nuk propagandon dhe nuk arsyetohet

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet e tij në qytete të ndryshme të Kosovës.

Këtë të shtune Abdixhiku ishte në Pejë ku ka takuar qytetarët e këtij qyteti të cilëve ju ka thënë se Kosova ka nevojë për një Qeveri që nuk ankohet, nuk propagandon dhe nuk arsyetohet.

“Kosova ka nevojë për Qeveri që nuk ankohet, nuk propagandon, nuk arsyetohet – por një që ndryshon njëmendtë vendin dhe jetën e familjeve kosovare. LDK do të jetë jo vetëm zë i njerëzve të lënë pas sot në Kosovë, por dhe adresë e ndryshimeve të domosdoshme në vend”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij në takimet e mbajtura nga LDK, flasin për gjendjen e vështirë ekonomike në vend, vështirësitë e tyre rreth çmimeve, për mungesën e dorës së shtetit në investime kapitale, për kriza të vazhdueshme në arsim e shëndetësi dhe për dimrin e vështirë e krizën energjetike që po afron.

“Pavarësisht qyteteve, anëve e regjioneve, problemet e hallet e tyre janë gjithnjë të njëjta”, ka thënë Abdixhiku.

/GazetaSinjali/