image Abdixhiku: Kosova ka nevojë për administratën Biden në dialog, Kurti e vë këtë në rrezik

Politikë

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për administratën Biden në dialog, Kurti e vë këtë në rrezik

news image

Në një takim me qytetarë në Lipjan, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku kritikoi hapat e Qeverisë Kurti në relacion me aleatët e Kosovës. Ai tha se vendi ynë nuk ka nevojë të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve.

“Kosova nuk ka pse të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve më të ngushtë ndërkombëtarë; Kosova duhet t’i ketë të dyja, edhe ligjshmërinë edhe aleatët ndërkombëtarë. Një Qeveri që sjellë vendin përballë një zgjedhje të tillë, ka dështuar që në fillim”, tha Abdixhiku.

Në këtë takim, duke iu referuar ngjarjeve që po ndodhin në kontinent, ai tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen nga Administrata Biden.

“Në kohë të zhvillimeve të mëdha rajonale e kontinentale, Kosova ka nevojë për mesazhe mbështetëse nga Administrata Biden e nga Bashkimi Evropian. Me miq të tillë, ne do të duhej të ishim në momentet më të mira politike pas një kohe të gjatë stagnimi integrues” shtoi tutje ai.

Ai tha se “Shteti ynë i ri ka nevojë për ndihmë në proceset e vështira euroatlantike në liberalizim të vizave e në anëtarësim në NATO. Prandaj sot, interesi kombëtar i yni është ecja në hap me hap me ta. Zhgënjimi e dëshpërimi i miqve, është një hap i madh pas. Kjo ishte një referencë e qartë për zhgënjimin e deklaruar të aleatëve me Qeverinë Kurti, pas vendimit të kësaj të fundit për targat”, u shpreh Abdixhiku.

/GazetaSinjali/