Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey M. Hovenier.
“Abdixhiku dhe Hovenier diskutuan për situatën aktuale politike në vend, opozitarizmin e LDK-së karshi këtyre proceseve si dhe platformën politike me thekst të veçantë për procesin reformues brendapartiak dhe hapjen e vazhdueshme për të rinj e të reja që do të bashkëngjiten në rrugëtimin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Abdixhiku rikonfirmoi qëndrimin e LDK-së për përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke, normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe në respektim të plotë të integritetit territorial dhe rendit kushtetues të vendit tonë.
Abdixhiku e vlerësoi lart mbështetjen e pazëvendësueshme të ShBA-ve në të gjitha proceset shtet-formuese të Kosovës, ndërkaq shprehu përkushtimin e palëkundur të LDK-së për thellimin dhe mirëmbajtjen e miqësisë së përhershme ndërmjet dy vendeve tona.