image Abdixhiku e Quni, abstenuan në mbledhjen e LDK-së për koalicion me AAK-në dhe Nismën

Politikë

Abdixhiku e Quni, abstenuan në mbledhjen e LDK-së për koalicion me AAK-në dhe Nismën

news image

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku dhe ai i Mbrojtjes Anton Quni, kanë abstenuar në votimin e sotëm në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u propozua formimi i koalicionit me AAK-në, Nismën dhe komunitetet në rast të marrjes së mandatit nga presidenti.

Nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Raportohet se në mesin e anëtarëve që votuan kundër janë: Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Fatmir Rexhepi dhe Faton Peci.

Pas përfundimit të votimit, LDK doli me njoftim për media ku u theksua se “ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”. /Gazeta Sinjali/