image Abdixhiku dënon sulmin në Stamboll: Kundër çdo sulmi dhe agresori që cenon sigurinë

Politikë

Abdixhiku dënon sulmin në Stamboll: Kundër çdo sulmi dhe agresori që cenon sigurinë

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmit tronditës që ndodhi gjatë ditës së sotme në Stamboll.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se sulmet e tilla na kujtojnë që shtetet duhet të jenë bashkë e të mobilizuar kundër çdo sulmi dhe çdo agresori që cenon sigurinë.

Shkrimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dënon sulmin në Stamboll dhe bashkëndjenë me popullin turk.

Thellësisht i tronditur nga sulmi i sotëm në Stamboll. Në këto momente të rënda për popullin turk, bashkëndjej dhimbjen e madhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.

Sulmet e tilla na kujtojnë që shtetet duhet të jenë bashkë e të mobilizuar kundër çdo sulmi dhe çdo agresori që cenon sigurinë.

/GazetaSinjali/