Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se e ka ftuar kandidatin e PSD-së, Qëndron Kastratin që të garojë nga radhët e LDK-së për të parin e Kamenicës.
Mirëpo sipas Abdixhikut, ai ka refuzuar për shkak të dallimeve ideologjike që kanë.
“Unë e kam ftuar Qëndronin të garojë me LDK-në e kam ftuar të jetë pjesë e LDK-së, përgjigja ka qenë që kemi dallime ideologjike, ju jeni të djathtë, unë nuk kam bindje të djathta, mua më ka pëlqyer shumë si përgjigje, dhe e kam respektuar pikërisht për përgjigjen që e ka dhënë”, tha Abdixhiku në T7.
Lideri i LDK-së i cilësoi të guximshme reformat që Kastrati bëri në arsim. /GazetaSinjali/