image Abbott viziton Bondsteel-in: Ditëve të ardhshme do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë britanikë

Politikë

Abbott viziton Bondsteel-in: Ditëve të ardhshme do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë britanikë

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar uështarët britanikë në kuadër të KFOR-it gjatë një vizite të tij në kampin “Bondsteel” të mërkurën.

Abbott ka thënë se ushtarëve aktual do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë tjerë britanikë ditëve të ardhshme.

“E vizitova Kampin “Bondsteel” për t’i takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një ushtrimi vjetor. Ata tani janë nën Komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë të tjerë nga zotimi i Forcës Strategjike Rezervë të Mbretërisë së Bashkuar ditëve të ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ambasadori ka thënë se në një kohë të vështirë dhe shqetësuese në Kosovës, është i kënaqur me kontributin e shtetit të tij për të siguri mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Mbretëria e Bashkuar vazhdon që të japë një kontribut të fuqishëm për mandatin e KFOR-it për të mbajtur mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, thuhet në shkrimin e tij.

/GazetaSinjali/