image Abbott viziton Bekim Gashin që ka të zhdukur nënën dhe katër motrat

Sociale

Abbott viziton Bekim Gashin që ka të zhdukur nënën dhe katër motrat

news image

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukuruve me Dhunë, Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar Bekim Gashin i cili ka humbur nënën dhe katër motrat e tij në masakrën në Tërnje të Suharekës.

Përmes një postimi në llogarinë tij zyrtare në Facebook, Abbott ka thënë se Bekimi dhe të tjerë si ai meritojnë drejtësi.

“Për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Forcë, e vizitova Bekim Gashin në Suharekë. Në masakrën e Tërnjes, në mars të vitit 1999, Bekimi i humbi nënën dhe katër motrat, si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes e miq që ende janë të zhdukur. Bekimi dhe të tjerët si ai meritojnë drejtësi, por më e rëndësishmja, meritojnë që të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen me dinjitet.”, ka shkruar ai.

Tutje, Ambasadori ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të punojnë për çështjen e të pagjeturve.

“Unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku për të sjellë lehtësim për viktimat dhe familjet e tyre.”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/