image Abbott: Rekrutimi i bazuar në merita është një akt patriotik

Politikë

Abbott: Rekrutimi i bazuar në merita është një akt patriotik

news image

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka dhënë vërejtjet e tij lidhur me procesin e rekrutimit me të afërm. Ai ka kërkuar që punësimet të realizohen në bazë të meritave.

“Rekrutimi i bazuar në merita është një akt patriotik. Vepër që dëshmon se e do vendin tënd, më shumë se punësimin e një të afërmi. Ju dëshironi që vendi juaj të zhvillohet dhe të përparojë dhe jo të fundoset në krim dhe korrupsion”, tha Abbott.

Këto komente ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar i bëri në konferencën vjetore të projektit për rekrutim i mbështetur nga Ambasada angleze.

Ky aktivitet sipas Ambasadës angleze ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar rëndësinë e rekrutimit të bazuar në meritë, për të festuar arritjet dhe për të diskutuar sfidat.

/GazetaSinjali/