image Abbott: Përkundër vështirësive, jam i lumtur të shoh kaq shumë njerëz duke votuar

Abbott: Përkundër vështirësive, jam i lumtur të shoh kaq shumë njerëz duke votuar

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka filluar vizitat në Qendrat e Votimit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Abbott përmes një postimi në Facebook u shpreh se përkundër vështirësive të kushteve atmosferike, është i kënaqur që ka parë shumë njerëz teksa votojnë në Pejë.

“Ndalesa ime e parë në ditën e ngarkuar zgjedhore, përkundër borës, isha i kënaqur të shihja kaq shumë njerëz që votonin në Pejë”, shkroi Abbott në Facebook./Gazeta Sinjali/